Një i moshuar në Elbasan, është gjetur i vdekur në banesë një ditë më parë në lagjen “Shënkoll”.
Sipas Policisë Vendore, në banesën e tij është gjetur i varur 75-vjeçari Th. Ç.
I moshuari, i cili hetonte i vetëm, është gjetur i pajetë nga fqinjët e tij, të cilët nuk e kishin parë gjatë gjithë ditës. Mësohet se i ndjeri jetonte i vetëm pasi e shoqja e kishte vdekur, ndërsa fëmijët i kishte në emigrim.
Sipas Policisë, nga të dhënat paraprake mësohet se, dyshohet se ai është vetëvarur në gjendje të rënduar psikologjike.
Lidhur me këtë rast po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












