Vjehrri i 19-vjeçares, e cila helmoi vjehrrën e saj është shprehur për motivet e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditë më parë.
Në një intërvisë ai u shpreh se djali i tij 20-vjeçar u martua me shkuesi me vajzën 19-vjeçare nga Dibra dhe se mblesë u bë halla e kësaj të fundit, që është e martuar në fshatin Milaq.
“Nusja nuk e ka dashur djalin tim. Atë e kanë martuar me zor prindërit e saj. Elda pranoi vetë në polici se e helmoi gruan time dhe se do të më helmonte dhe mua e veten e saj.
I gjithë faji është i krushkut që arriti puna deri këtu. Pastaj vajza e tij dashuron një burrë me dy fëmijë nga fshati i saj i lindjes, në ZallReç të Dibrës. Ia kam gjetur mesazhet e dashurisë në celularin tim.
Gjithashtu, nuses së tim biri i kam gjetur edhe një mal me letra dashurie. Të gjitha këto prova ia kam dorëzuar policisë”,- deklaroi dje Eduart Stafa nga fshati Milaq i Shijakut.
Ndërkaq, vjehrri i pohoi se krushku nga Dibra ia dërgoi të birin, Donaldin në Greqi pa dijeninë e tij dhe pa dokumente dhe ky është halli më i madh i tij.















