Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje këtë incident.
Makina ka marrë flakë në ecje e sipër nën zonën e rrethrrotullimit, në hyrje të rrugës për në Vlorë, në vendin e njohur si ish-parku i automjeteve.
Qytetarët bëjnë me dije se nuk ka të lënduar apo viktima, ndërsa gjithçka dyshohet të jetë aksidentale.











