Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka sulmuar sërish sot kreun e PD-së, Lulzim Basha gjatë një interviste në “Debat” të “Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.
Sipas saj mbështetësit e Bashës janë njësoj me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë, tha Topalli ndërsa shtoi se ndjente neveri për mbështetësit e Bashës.
“Unë i kam shkuar në zyrë tre javë para zgjedhjeve dhe i kam kërkuar që të mblidhen strukturat e partisë. Ai s’bëri asnjë gjë. Edhe Enver Hoxha i mblidhte formalisht byrotë. Gjithsesi unë e dija që po t’u buzëqeshja familjarëve të Bashës do isha në listë. Por këtë se bëj dot”, tha Topalli.












