Një kërkesë e hedhur nga grupi kundërshtar i Bashës u rrëzua sonte në mbrëmje në mbledhjen e Kryesisë së PD.
Bëhet fjalë për një ndryshim të rendit të ditës që u lexua nga Gent Malko, drejtues i Departamentit të Pronave në PD.
“Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është anti statutore. Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/6 e anëtarësisë”, tha Malko.
Kjo kërkesë u hodh në votim, dhe mori vetëm 11 vota pro, duke u rrëzuar kështu pretendimi i grupit anti-Basha.
Votimi u be i hapur ndersa imami argumentoi se humbja prej 30% me pak te votave per PD krahasuar me 4 vjet em pare kerkon nje analize te thelle.












