Një punëtor ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese.
Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër, ku punëtori ishte duke punuar në zonën muzeale të këtij qytetit.
Pas njoftimit, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca.
Punëtori është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat si punëtori është rrëzuar nga ndërtesa.











