Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku kanë humbur jetën dy persona. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier – Lushnjë.
Sipas Policisë së Fierit rreth orës 05:40, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal mjeti tip “Renault”, me targë AA 468 PY.
Shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të të dy të aksidentuar.
Mësohet se drejtues i mjetit ishte F. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë. Në orën 07:25 ai ndërroi jetë.
Ndërsa pasagjer ishte 54-vjeçari me inicialet P. Z., banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.











