Një ndër kandidatët për kryetar të PD-së, Astrit Patozi do të flaës sonte në lidhje me kandidimin e tij për kryetar në PD, ku garojnë edhe Basha dhe Selami.
Ai duket se ka ndërprerë procedurat e përfshirjes në garë pasi kushtet që ai vuri një ditë më parë nuk u plotësuan nga kryetari i ngrirë i PD, Lulzim Basha, sipas tij.
Astrit Patozi do të japë një intervistë sonte në Top Channel në mbrëmje ndërkohë që ende mbetet enigmë njoftimet e tij në këtë bisedë.
Gjatë një debati me Ramën në seancën e fundit parlamentare Patozi replikoi me të në lidhje me mungesën në listat e reja të PD në Parlament. Rama i tha se ishte përjashtuar nga listat që kur dha një intervistë në Top Channel në vitin 2013, ku Patozi mbrojti alternativën e Olldashit në garëb për kryetar të PD që u zhvillua atë vit.












