Një 37-vjeçare me inicialet J. H., është gjetur e pajetë në banesë nga familjarët e saj, në Vlorë, pasi ka përdorur lëndë helmuese.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, në lagjen “Partizani”, ndërsa ende nuk është e qartë lënda e përdorur nga 37-vjeçarja e cila i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për vlerësim të mëtejshëm.












