Katër të rinj shqiptarë u arrestuan nga policia greke në Janinë, pasi akuzohen si grabitës me armë të një pike karburanti në qytetin grek.
Sipas mediave greke ata u identifikuan nga kamerat e sigurisë.
Të katërt shqiptarët, një ditë më parë grabitën një pikë karburanti nën kërcënimin e një kallashnikovi.
Arritën të merrnin me vete 1000 Euro, por arratia nuk u zgjati shumë.











