Një i ri i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit të Tepelenës mbrëmjen e sotme. Mësohet se ai është Orjol Memushi, i cili për policinë është emër i njohur.
Sipas informacioneve të para, i riu është nipi i ish-ministrit të arsimit Luan Memushi.
Burime nga policia e Tepelenës pohuan se dyshohet se konflikti ka ardhur për çështje droge, pasi Memushi rezulton me precedentë penalë.











