Të shtëna me armë raportohet se janë shënuar pasditen e sotme në qendër të qytetit të Tepelenës. Aktualisht, nuk flitet për të lënduar, ndërsa mësohet se objekt i një atentati me armë ka qenë Orjol Memushi. Objekti i atentatit, mësohet se ka precedentë penalë dhe se ai ka shpëtuar. Ende nuk dihet asgjë për motivet.
Raportohet se policia ka gjetur 1 gëzhojë në vendngjarje, ndërsa autori që ka qëlluar me armë zjarri është larguar nga vendngjarja dhe se Policia ka bllokuar një makinë tip “Volkswagen” që dyshohet se është e personit të shpërmendur.












