Një 42 vjeçare ka shkuar në polici për të bërë një kallëzim për nusen e saj.
Shtetësja me inicialet A.S., 42 vjeç, ka rrëfyer se Elda Tanushi 19 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, nusja e djalit të saj ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil).
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar 19 vjeçaren.
A.S ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 78, 22 të Kodit Penal.











