Një autobus i cili po udhëtonte nga Viena për në Maqedoni ka marrë flakë.
Sipas mediave austriake, INA autobusi ishte plot me emigrantë.
“Unë isha brenda në autobus. Po shkonim në Maqedoni. Ishte e tmerrshme”, -raporton një udhëtare për INA.
Mësohet se të gjithë njerëzit kanë shpëtuar, dhe fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes por hetimet vazhdojnë.












