Cristiano Ronaldo para 2 ditësh është bërë baba i dy binjakëve.
Të gjithë u çuditëm por u gëzuam njëkohësisht.
Por mesa duket ylli i Realit nuk ka ndërmend ti ndalë këtu trashëgimtarët.
Sipas “Hollyëood Life”, Ronaldo do të bëhet sërish baba, pasi e dashura e tij aktuale është shtatzënë.
Edhe më parë është dyshuar se Georgina është shtatzënë, por tani mesa duket është konfirumuar se ajo do e bëjë sërish Ronaldo-n baba. Futbollisti i njohur ka edhe një djalë 7-vjeçar, e ëma e të cilit mbetet ende mister.











