Një burrë 70-vjeçar ka përfunduar në pranga në Lushnje. Sipas policisë, që bën me dije ngjarjen, i arrestuar është Myslim K., 70 vjeç, banues në Lushnje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë Myslim K., 70 vjeç, banues në Lushnje”, njofton policia.
Sipas saj, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij, shtetases L. K., 63 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.











