Gena na ka rrëfyer se në aeroport e kanë ngatërruar me futbollistin e njohur spanjoll, Carles Puyol.
Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Zyrihut në Zvicër ku një grup të rinjsh i është afruar duke iu drejtuar si Puyol. Gena tregon se në atë kohë nuk e dinte kush ishte mbrojtësi i Barcelonës pasi nuk është shumë I dhënë pas futbollit, por më vonë e ka mësuar. Sot edhe vetë tregon që nejrëzit nuk kanë faj pasi edhe atij i duket se ekziston një ngjashmëri mes tij dhe lojtarit kampion bote me Spanjën.











