Policia e Selanikit ka vënë në pranga një shqiptare e cila akuzohet si koka e një organizate kriminale të shpërndarjes së drogës.
Pas një kontrolli rutinë ku shtetases shqiptare ju gjet një sasi e vogël kanabisi, policia mësyu në shtëpinë e saj ku gjeti 42 kg kanabis dhe rreth 15.500 euro.
32-vjeçarja e përdorte shtëpinë për të ruajtur drogën.
Policia sekuestroi dy peshore precizioni elektronike, si dhe dy telefona celularë.












