Udhëheqësi i Lëvizjes Shqipëria Natyrale, Koço Danaj, ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga analisti Baton Haxhiu, i cili tha se Ilir Meta mund të mos betohet si president dhe pas 4 vitesh Edi Rama mund të bëhet President i Shqipërisë.
Danaj përmes një statusi në “Facebook”, ka akuzuar Haxhiun si bashkëpunëtor të shërbimit sekret serb.
Postimi i plotë Koço Danajt në “Facebook”
Rezidenti i shërbimit sekret serb, bashkëpunëtori i Stanishiqit, Baton Haxhiu punon dhe kërkon destabilizimin e Shqipërisë.












