Një 63 vjeçar është gjetur i vdekur në mes të rrugës.
Ngjarja ndodhi në rrugën Gjilan-Ferizaj në orët e para të ditës së sotme.
Sipas informacioneve zyrtare viktima kishte probleme shëndetësore me zemër dhe vdekja e tij ka qenë e natyrshme.
“Sot është gjetur një trup i pajetë i një personi në rrugën Gjilan-Ferizaj, i lindur më 1954. Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes bashkë më njësitet hetuese, ku nga mjeku kujdestar është vërtetuar se vdekja ka qenë e natyrshme, pasi ka dokumente të natyrshme për historinë e kësaj sëmundje”- deklaroi policia.











