Një sulm me armë ka ndodhur ditën e sotme në një spital në Bronks të Nju Jorkut në SHBA. Mediat amerikane raportojnë se disa persona kanë mbetur të plagosur.
Deri tani, konfirmohet vetëm 1 i vrarë, dhe ai është agresori. Mediat raportojnë se ai ishte veshur si mjek dhe ka nisur të hapë zjarr në katin e 16 të godinës.
Policia është ende në vendngjarje dhe zona është e rrethuar.
Mësohet se agresori ka qene punonjës ne Spital, por ishte shkarkuar nga detyra.












