Është arrestuar drejtoresha e Hipotekës në Sarandë.
Bëhet fjalë për Ana Shehun e cila ishte pezulluar nga detyra rreth 20 ditë më parë pas dyshimeve për shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale, ndërkohë që nesër pritet masa e arrestit për të.
Aktualisht, Shehu gjendet e shtruar në spitalin e Sarandës dhe po merr mjekim. Mjekët kanë pohuar se arsyeja e shtrimit ishte gjendja e rënduar emocionale të Shehut.












