Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, në oborrin e shtëpisë.
Mesditën e djeshme teksa 5 vjeçari po luante i ra dera e oborrit në kokë.
Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale dhe ka ndodhur mesditën e djeshme në lagjen numër 15 të qytetit, në banesën e të miturit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.06.2017, në lagjen nr. 15, në banesë, aksidentalisht i ka rënë dera e oborrit të banesës dhe ka vdekur fëmija vjeç 5. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës, si ngjarje aksidentale.












