Një person u gjet i pajetë në qytetin e Elbasanit. Nuk dihet indentiteti i viktimës as pistat e ngjarjes se pse ai ka ndërruar jetë. Personi është rreth moshës 60-vjeçare.
Kanë qenë qytetarët të cilët kanë pikasur viktimën që më pas menjëherë është lajmëruar policia e Elbasanit për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.
Viktima mendohet të jetë nga fshati i Lunikut nga Librazhdi ku pikërisht në atë fshat ai ka ushtruar punën si infermier.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal, ndërkohë policia ka filluar menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen.











