Eduard Selami, është i pari kandidat i vetëshpallur për të rimarrë kreun e PD-së.
Në funksion të kësaj gare, pas humbjes së PD në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, njoftimit për ngrirjen e funksioneve të tij organizative si kryetar i PD nga Lulzim Basha, si dhe njoftimit për hapjen e garës për kryetarin e ri brenda Partisë Demokratike, Eduard Selami zhvilloi një takim me grupin e punës.
Takimi u zhvillua në selinë e PD.
Në përfundim të takimit, Eduard Selami në orën 17.30, do të ketë një komunikim për mediat nga selia e PD.
Pasi Lulzim Basha njoftoi ngrirjen e funksioneve të tij një ditë më parë dhe hapjen e garës, Eduard Selami me anë të një statusi në profilin e tij në “Twitter” shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.












