Kreu i PD-së Lulzim ahsha ka komentuar fitoren për kreun e bashkisë së Kavajës, nga kandidati demokrat Isa Sakja.
Sipas Bashës, nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës në “Facebook”
“Lajm i mrekullueshëm nga Kryeqyteti i Lirisë dhe Demokracisë:
Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës!
Urimet e mija më të përzemërta qytetarëve të Kavajës për këtë ngadhënjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave!
Mirënjohje të thellë demokratëve të Kavajës dhe Kryetarit Sakja për këtë fitore ogurbardhe!
Nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë.
Zoti e bekoftë Kavajën e Lirisë dhe Demokracisë!”.












