Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Emiljano Nure, 33 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, sot në aksin rrugor Korçë – Ravonik, ky shtetas duke drejtuar një karrocë të tërhequr me kalë ka aksidentuar shtetasen N. T., 55 vjeçe, banuese në Korçë, e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.











