Sakja ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë votash, vetëm 28 më shumë se kandidati i Partisë Socialiste, Dorian Murati.
Dy kandidatët, Sakja dhe Murati, ndoqën së bashku procesin e numërimit, në pesë kutitë e fundit dhe në përfundim shtrënguan duart dhe u përqafuan me njëri-tjetrin.
Këto ishin zgjedhje të parakohshme në Kavajë, për shkak të heqjes së mandatit të kryetarit të mëparshëm Elvis Rroshit, nga ana e KQZ-së, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.













