Një fëmijë 1 vjeç është gjetur i vdekur nga familjarët.
Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, gjatë ditës së djeshme, në lagjen “Qemal Stafa”.
Sipas njoftimit të policisë vogëlushi i seksit mashkull është gjetur i vdekur pa shenja dhune dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.
Mësohet se foshnja po flinte në krevatin e prindërve, ku teksa ka qenë në gjumë është rrëzuar prej tij. Dyshohet se për shkak të rënies nga lartësia ka pësuar kapërcim në qafë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Kanë qenë të afërmit ata që e kanë gjetur foshnjën në dysheme, ku pavarësisht tentativave për ta përmendur kanë konstatuar vdekjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim.











