Shkrimtari Lazër Stani ka ironizuar sot ata që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga PD. Përmes një postimi në Fb ai thotë se nuk është e sigurtë që ata të kenë votuar për këtë parti.
Stani ka qenë kryeredaktor i gazetës Rilindja Demokratike dhe deputet i PD.
Postimi:
Një pyetje për të gjithë ata që prej ditës së djeshme kanë venë në shënjestër Lulzim Bashën dhe kërkojnë dorëheqjen e tij të menjëhershme: a kanë votuar me 25 Qershor për Partinë Demokratike? Para se të kërkosh kryqëzimin e Bashës, mendoj se secili duhet t’i bëjë pyetjen vetes: çfarë bëra unë për fitoren e Partisë Demokratike?
Politikanë dhe opinionistë, që iu kundërvunë PD-së gjatë gjithë fushatës elektorale, nuk mund të merrën seriozisht në mendimet, idetë, këshillat, kritikat dhe kërkesat e tyre.
Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, pavarësisht se shqiptarët nuk arritën ta përceptojnë dhe vlerësojnë sa duhet, “Republika e Re” ishte projekti më i mirë politik, oferta më serioze politike për një Shqipëri moderne dhe europiane, ekonomikisht të zhvilluar dhe më të ardhme të sigurt. Të paktën ky është opinioni im!
Lazër Stani













Jo lazer,po votojme si aleatet qe ju kur nuk i keni respektuar..
Sa per projekt evropian,te lutem mos mendon se shqiptaret nuk dine cka eshte nje oferte evropiane: nuk shkohet n’evrope me ligjin e prones qe ju keni mbeshtet o lazer zeza ..
Ky deshtak n’evrope vetem per ju eshte po kur jo nje politikan i nivelit evropian sic e trgoj circusi i tij me cadren..pra ky kur nuk mundet me fituar asnje zgedhje o lazer…pa permend fakte te tjera edhe ma katastofike per te qe vulen tradhtar te kombit e ka mbi balle ky.