Kandidatët e PS dhe PD për bashkinë e Kavajës po ngushtojën diferencën mes tyre ndërkohë që janë numëruar 53 kuti votimi.
Deri tani kryeson kandidati i Partisë Socialiste Dorjan Murati.
PS- Dorjan Murati ka marrë 6869 vota;
PD- Isa Sakja 6649 vota;
LSI- Maksim Kona 1144 vota.
Deri tani janë numëruar kutitë e Golemit, Helmasit dhe Synejt. Ndërkohë që qyteti i kavajës dhe disa njëis administrative priten të sjellin më shumë vota për të djathtën.











