Janë numëruar 14 kuti votimi në qytetin e Kavajës.
Përballja midis kandidatit të PS, Dorian Murati dhe kandidatit të PD, Isa Sakja vijon të mbetet e ngushtë.
Deri në këto çaste Murati kryeson ndaj Sakjas me 216 vota diferencë, përkatësisht 1681 vota me 1465 vota.
E ndërsa kandidati i LSI, Maksim Kona deri tani ka zotëruar 299 vota.











