Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për fitoren e zgjedhjeve elektorale të 25 qershorit.
Në mesazhin e tij Erdogan, shpreh urimin e tij për fitoren e PS-së.
‘Përgëzime për fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marrëdhëniet tona’, shkruan në mesazhin e tij Erdogan.












