Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të Elidon Gjoni, 38 vjeç, banues në Laprakë Tiranë.
Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 26. 06. 2017 në një fshat të Gramshit, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri pistoletë ish-bashkëjetuesen M. A., 30 vjeçe.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 130/a/3 dhe 278/2 të Kodit Penal.












