• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA E PLOTË/ Ja cfarë tha sot Basha për garën për kryetarin e PD

droni by droni
27 June, 2017
in Politika
0
DEKLARATA E PLOTË/ Ja cfarë tha sot Basha për garën për kryetarin e PD
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk mund ta nis këtë komunikim ndryshe, përvecse me falenderim nga zemra, me përulësi, për qindra mijëra qytetarë të vendit që mbështetën, besuan dhe votuan projektin tim e të Partisë Demokratike, për një ekonomi të fortë dhe të neserme të sigurtë.

Ju jam mirënjohës mijëra demokratëve që punuan në një fushatë të lodhshme por energjike, pa u ndalur, ditë e natë, komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve tanë që me dinjitet dhe kurajo heroike përmbushën misionin e tyre.

Projekti që unë kisha lindi me qytetarët.

I kam në mendjen time të gjithë ata që kam takuar, nga veriu në jug, nga lindja në perendim, dhe i di mirë hallet e tyre.

Jam bërë me ta e kam biseduar, në ditë të vështira, të braktisur paturpësisht nga qeveria që orën e parë.

Kur mbuloheshin nga shiu e balta, kur u mbetej prodhimi pa shitur, kur nuk dërgonin dot fëmijët në shkollë, kur nuk bënin xhiro në dyqanin e vogël, kur kishin mbyllur qepenat prej taksave dhe gjobave, kur kishin humbur një të afërm nga padrejtësia e shtetit, kur kishin mbetur vetëm pasi fëmijët lanë shtëpinë e atdheun për një jetë më të mirë.

Qindra, mijëra qytetarë, prindër, nëna, motra, të rinj e të reja.

Shumicën e heshtur të këtij vendi, me të cilën nisa një rrugëtim. Me ata që iu përgjigjen ftesës time për një përmbysje të sistemit, me protestën që bëmë në cadrën e lirisë, ku u bashkuam për 90 ditë e 90 netë me radhë, ku mori jetë ëndrra për një republikë të re.

Unë e di mirë, se ata nuk më kanë pritur, nuk më kanë qarë hallet e skanë hapur zemrat e tyre me mua, sepse bëja mrekulli, apo se kisha me vete një thes me para dhe mund të zvogëloja dhimbjen e tyre.

Nuk më kanë pritur e nuk më kanë besuar vuajtjet, shpresat dhe ëndrrat e tyre, duke bërë kalkulime për interesa pushteti.

E di dhe e kam parë këtë në dritën e syve të njerëzve:

Të gjithë ata që u bënë pjesë dhe që bashkë nisëm një rrugëtim, kishin shpresë, kërkuan shpresë dhe gjetën shpresë tek unë, tek Partia Demokratike, tek projekti ynë.

Por kjo, nuk mjaftoi.

Në zgjedhjet e 25 qershorit dicka tjetër ndodhi.

Me gjithë përpjekjet që unë dhe Partia Demokratike bëmë, me ligjin e dekriminalizimit, me betejën pa kompromis me drogën, me imponimin që i bëmë Edi Ramës duke i hequr gjysmën e qeverisë, me ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë, sërish krimi dhe paraja e pisët, presioni i shtetit nuk u ndalën.

Blerja e votës u bë masivisht, duke zëvendësuar edhe një herë debatin për alternativën, me shukun e parave për votën, duke zhvleftësuar planin dhe projektin, me pagesë për varfërinë e thelluar, për ta bërë më të lehtë këmbimin e saj me të holla. Me para të pisëta droge dhe korrupsioni qeveritar.

Kjo ishte një garë e pabarabartë, por sigurisht një garë ku unë nuk kam ndërmend asnjëherë të konkuroj me të njëtat mjete, e as të ftoj kësisoj qytetarët shqiptarë.

Ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit, është triumf i paligjshmërisë.

Me të vërtetë, unë dhe Partia Demokratike morëm një rezultat zhgënjyes.

Por ndonëse sic e dimë të gjithë, shumë shqiptarë kanë qenë nën ofertë për ta këmbyer votën e tyre me para, megjithatë mbi 450 mijë qytetarë refuzuan, vendosën të ecin përpara me dinjitet, duke besuar në vlera e parime qytetare dhe europiane drejt të cilave ne aspirojmë të shkojmë.

Qindra mijëra shqiptarë që refuzuan të shiten, janë një frymëzim për mua, për demokratët dhe qytetarët e ndershëm, që jo vetëm të mos e ndalim projektin tonë, por të ecim përpara me më shumë energji, kurajo dhe vendosmëri.

Eshtë e qartë si drita e diellit, se krimi, bandat, droga, trafikantët e votave e të dinjitetit njerëzor, kanë vetëm një pengesë, vetëm një rezistencë.

Dhe unë, e Partia Demokratike, së bashku me qytetarët e ndershëm të vendit, nuk jepemi. Kjo është një luftë për jetë a vdekje për vendin, për njerëzit, për të ardhmen, një luftë që ne kemi ndërmend ta vazhdojmë deri në fitore.

Sigurisht, nuk fus në një thes socialistët apo të majtët e ndershëm që vazhdojnë të mbështesin partitë e tyre. Po ata njësoj janë të mashtruar e tradhëtuar sepse mendojnë gabimisht se janë shumicë, kur në fakt mandatet për mazhorancën nuk kanë dalë prej tyre, por prej korridoreve të pisëta të pushtetit dhe kthinave të krimit e bandave.

Nuk kanë asgjë për të gëzuar ata që festojnë sot mbi këtë maskaradë që ka ndodhur. Nuk ka gjë më të trishtë se blerja dhe shitja e votës. Kjo vërtet mund ta mbajë një parti në pushtet, por një komb, një vend e ndan një herë e mirë nga civilizimi dhe e con në honet e errëta të atyre vendeve e kulturave që nuk kanë lidhje me lirinë, me vlerat me të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor.

Ne këtë nuk do ta lejojmë. Unë nuk do ta lejoj.

Qoftë dhe vetëm për këtë, ia vlen të luftosh deri në fund.

Kam reflektuar thellë këto tre ditë.

Unë marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin.

Tani demokratët dhe shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë dhe ballafaqim të hapur e të vërtetë, mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt për fitoren e Partisë Demokratike dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën kolltuqet.

Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar nuk e përcaktoj unë, por këtë nuk mund ta përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e Partisë Demokratike.

Këtë do ta përcaktojnë demokratët.

Për këtë arsye, me efekt të menjëhershëm kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mija organizative si Kryetar i Partisë Demokratike dhe tua delegoj ato dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm, për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e Partisë Demokratike sipas parimit një anëtar një votë.

Unë kam një projekt dhe projektin tim do ta debatojnë dhe vlerësojnë demokratët në një debat dhe garë të hapur, të ndershme e të barabartë.

Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha.

Por unë e di se çfarë ka ndodhur dhe jam i vendosur të mbaj përgjegjësi.

Jo duke ikur, jo duke braktisur demokratët dhe qindra mijë shqiptarë, por duke luftuar deri në fund, për ta dhe me ta.

 

Tags: Lulzim Basha
Previous Post

ENVER BYTYCI/Pse nuk i fitoi apo pse i humbi Basha zgjedhjet?

Next Post

Genc Ruli sulmon ashpër Bashën: Të largohet plotësisht

droni

droni

Next Post
Genc Ruli, ish-ministrat i shoh si vlerë në PD

Genc Ruli sulmon ashpër Bashën: Të largohet plotësisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.