Tensione dhe konfrontime fizike ka pasur në një qendër numërimi në Kavajë. Raportimet e para flasin për një sherr dhe përplasje mes vëzhguesve. Situata është ende e paqartë dhe shumë konfuze.
Raportohet për përplasje fizike jashtë KZAZ nr 42, mes vëzhguesve për një situatë të pakuptimtë nga një mos përputhje mendimesh për procesin e numërimit të votave.
Nuk kuptohet pse numëruesit janë jashtë qendrës së numërimit dhe nuk dihet kush po i ruan votat dhe kutitë me vota.
http://www.dailymotion.com/embed/video/x5ryjev











