Një sherr raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 18 në Durrës.
Disa persona janë zënë me thika brenda ambienteve të një lokali dhe thuhet se ka edhe të plagosur.
Kur ka mbërritur policia, ajo e ka pasur përsëri përplasje mes tyre dhe personave në brendësi të lokalit.
Raportohet se personat brenda lokalit i janë kthyer policisë me grushte e karrige. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen.












Comments 1