Makina me të cilën lëvizte, u përplas me një mur dhe gruaja shqiptare mbeti e vdekur në vend. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm në rrugën Trepuzzi – Leçe, Itali.
Viktima është gruaja shqiptare Alda Çela 35 vjeçe, ishte me banim në Leçe.
Ajo ishte duke lëvizur me makinë e saj tip “Peugeot 206”, dhe për motive që pritet të zbardhen nga hetimet, ka humbur kontrollin, duke u përplasur me murin.












