KQZ ka vendosur të shtyjë deri në orën 20.00 afatin e votimit të sotëm. Pas propozimit të Denar Bibës, zëvendëskryetar, KQZ mori këtë vendim me 6 vota pro dhe 1 kundër.
Në mbledhjen e KQZ-së, është argumentuar se shtyrja e afatit të votimit është bërë për të rritur numrin e votuesve në zgjedhje.












