Një person me inicialet B.F., kapërplasur me makinë një kundërshtarin e tij politik dhe është larguar me shpejtësi.
Sipas informacioneve zyrtare ka përplasur shtetasin Sh.K.
Policia njoftoi se rreth orës 13:20, tek numri i emergjencave 112, kishte ardhur një njoftim se në fshatin Ahmetaq, Vorë, ka patur një konflikt midis dy shtetasve.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar që shtetasi B. F., ka përplasur me automjet shtetasin Sh. K., i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet që konflikti ka ardhur për motive politike, pasi autori është simpatizant i LSI-së, kurse viktima i PS-së.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.












