3 automjete janë përfshirë nga flakët, ku njëri prej tyre është shkrumbuar plotësisht. Ngjarja ndodhi në fshatin Shëndëlli, Konispol.
Sipas njoftimit zyrtar automjetet janë përkatësisht
• Automjeti tip Volksëagen me targë AA 193 NR, në pronësi të shtetasit N.L.
• Automjeti tip Benz, me targë AA 394 IR, në pronësi të shtetasit D.L.
• Automjeti tip Citroen me targë NHK 9114, në pronësi të shtetasit V.M.
Si pasojë e flakëve, mjeti i parë është djegur plotësisht, ndërsa dy mjetet e tjera janë dëmtuar pjesërisht.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe nga kqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes, nuk janë gjetur mbetje apo prova të ndonjë lënde djegëse.
Grupi hetimor po punon për dokumentinim e plotë në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











