Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaroi se janë mbledhur prova të mjaftueshme për ngjarjen që ndodhi sot në Lezhë, ku mbeti i plagosur Florian Dushku, një simpatizant i LSI, dhe autor dyshohet të jetë Samuel Ndoka, nipi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
Duke folur nga Shkodra, Llalla e cilësoi gjendjen e ditës së sotme si të qetë.
“Kemi grumbulluar prova të mjaftueshme për ngjarjen e Lezhës. Sa i përket situatës së përgjithshme pavarësisht ngjarjeve të fundit është e qetë. E rëndësishme është që qytetaret të votojnë të lirë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre ashtu siç edhe organet ligjzbatuese të jenë në gatishmëri dhe të kenë një sjellje korrekte”, deklaroi kryeprokurori Llalla.











