• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali i qeverisë me detyrimet e prapambetura i kalon 300 milionë euro. Si e çon borxhi i fshehur treguesin në 73% të PBB-së?

droni by droni
23 June, 2017
in Kronika, Politika
6
Skandali i qeverisë me detyrimet e prapambetura i kalon 300 milionë euro. Si e çon borxhi i fshehur treguesin në 73% të PBB-së?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa mandati qeverisës është në fund të tij, buxheti i shtetit mbart detyrime të fshehura në më shumë se 300 milionë euro, të cilat nuk janë përfshirë në treguesin e borxhit publik, i cili edhe pa këto detyrime e mbylli vitin 2016 në 71.01% e PBB-së.
Një grup pune në ministrinë e Financave është duke punuar mbi identifikimin e saktë të shifrës, por burime nga ky grup i pohuan Monitor se janë identifikuar detyrime të prapambetura që shkojnë deri në 320 milionë euro të cilat nuk janë përfshire në tregues zyrtar të borxhit.
Të njëjtat burime pohuan se grupi i punës është duke hasur në vështirësi pasi institucionet refuzojnë të bëjnë transparente të gjitha faturat e pashlyera dhe shifra nuk është përfundimtare.
Ndërkohë revista Monitor ne muajin prill 2017 identifikoi borxhin në burim që disa ente publike kishin krijuar deri në fund të vitit 2016, me një shumë totale 32 miliardë lekë. Ky borxh është pranuar zyrtarisht nga institucionet përkatëse.
Detyrimet e reja janë krijuar nga borxhet që institucionet e shtetit kanë ndaj bizneseve për punime të papaguara në rrugë, rimbursim TVSH-je dhe gjyqe të humbura. Fatura është rënduar edhe nga borxhet e pushtetit lokal dhe faturat e papaguara të energjisë për vitet 2014-2015 nga Entet Publike.
Nga shuma 32 miliardë lekë e krijuar deri në fund të vitit 2016, detyrimet ndaj biznesit (rimbursim TVSH-je dhe punimet e papaguara të rrugëve) janë 5.8 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Nga detyrimet e reja, 8 miliardë lekë, apo 25%, janë fatura të papaguara të energjinë nga entet publike, kryesisht njësitë e pushtetit vendor me ndërmarrjet e ujësjellësit, sipas të dhënave zyrtare Enti Rregullator i Energjisë.
Detyrimet e tjera me vlerë 8,9 miliardë lekë (65 mln euro) rezultojnë si detyrim që pushteti lokal ka ndaj të tretëve për mallra dhe shërbime. Borxhi si i tillë u zbardh vitin e kaluar nga një kontroll që u ushtrua në njësitë e reja vendore nga njësia ndërkombëtare e auditit, Grant Thornton. Qeveria shqiptare nuk i ka kontabilizuar në treguesin e borxhit publik, këto detyrime tashmë të certifikuara, por FMN dhe Banka Botërore e kanë përfshirë, kur raportojnë borxhin e Shqipërisë gati 1% të PBB-së me shumë se sa e raporton qeveria shqiptare për vitin 2017.
Mbi 8 miliardë lekë detyrime të tjera janë fatura që vijnë nga humbja e gjyqeve të shtetit shqiptar me të tretët. Avokati i Shtetit, në bilancin e punës që ka bërë për vitin 2016, njoftoi se çështjet e humbura në gjykatat shqiptare në dëm të shtetit janë arritën mbi 8 miliardë lekë, ose 58 milionë euro.
Pas përfundimit të marrëveshjes me FM, Ministria e Financave ka ndaluar se raportuari detyrimet e prapambetura të krijuara rishtazi.

Si borxhi kërcen në 73% të PBB-së

Në fund të vitit 2016, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, borxhi publik arriti në 1.066 trilionë lekë, apo 71.01% e prodhimit të brendshëm bruto (PBB), nga 72.66% vitin e mëparshëm. Por, burime nga Ministria e Financave pohuan se këtu nuk përfshihen detyrimet e krijuara rishtazi. Vetëm FMN pohoi se përfshin në borxhin publik edhe detyrimet e pushtetit lokal.
Nëse borxhit publik do t’i shtoheshin të paktën 32 miliardë lekë detyrime të identifikuara të prapambetura, atëhere ai do të kërcente në 1.098 trilionë lekë, ose 73% e PBB-së.monitor.al/

Tags: borxhdetyrimemiliona eurorritjewskandal
Previous Post

“Nëntori” thyen rekordin e rradhës

Next Post

EMRI/ Bënte fushatë për Tom Doshin gjatë orarit zyrtar, pezullohet kreu i ALUIZNI-t të Shkodrës

droni

droni

Next Post
Berisha thirrje për mosbindje civile: Mos paguani asgjë për legalizimet, do tua legalizojë PD me 1 euro

EMRI/ Bënte fushatë për Tom Doshin gjatë orarit zyrtar, pezullohet kreu i ALUIZNI-t të Shkodrës

Comments 6

  1. Alma says:
    9 years ago

    Nese ka nje qeveri qe nuk ka marre borxhe eshte ajo e edi rames. Ne 25 Qershor do te jete gjykimi dhe per borxhin e mbartur

    Reply
  2. Besa Berat says:
    9 years ago

    Nuk di si ta shpjegoj kete qe sapo shkruat por ajo qe bie ne sy eshte informaliteti ka mbyllur goxha gropa te lena pas

    Reply
  3. Mondi says:
    9 years ago

    nje grup pune i ngritur nga ministrja e partise demokratike qe ne nje fare menyre do sajoj cdo lloj gjeje per qe gjoja paskan fshehur borxhin, po kush genjehet me nga keto raporte te sajuara politikisht

    Reply
  4. Alma says:
    9 years ago

    Ska asnje gje per skandal ketu. Po keshtu eshte kur merrni copy paste nje artikull me ca shifra qe ju as nuk i dini as nuk keni per ti marre vesh cfare kuptimi kane dhe si interpretohen. Borxhi nuk do rritet dhe borxhi i fshehur nuk eshte kaq sa thoni ju

    Reply
  5. Astriti says:
    9 years ago

    Nese ka ndonje gje qe kjo qeveri ka bere mire ka qene pikerisht mbajtja e nje niveli te qendrueshem te borxhit publik. Patjeter qe nuk mund te beheshin mrekullira me borxhin qe u gjet ne 2013. Po ja vlen te permendet si sukses shlyerja e disa borxhove te mbetura kryesisht ndaj ish-te perndjekurve dhe firmave vendase qe kishin mbetur te palikujduara nga qeveria Berisha per ato copa investimesh qe nisen kryesisht ne infrastrukture. Shlyerja e tyre beri te mundur vazhdimin e puneve ne disa akse te rendesishme te lena pergjysem pikerisht per efekt te detyrimeve te prapambetura te qeverise. Te marresh disa shifra qe nuk ua di kuptimin dhe ti besh lajm a thua se ca ke thene nuk i shkon per shtat asnje portali

    Reply
  6. Labi says:
    9 years ago

    Po pse beni alarm kot? Jepni ca shifra aty pa piken e interpretimit dhe as nuk i kuptoni as ja keni idene me te vogel cfare do te thone. Borxhi i fshehur realisht eshte nje problem sepse nje rivleresim i borxhit mund te tregoje qe shteti eshte afer falimentit si ne rastin e Greqise. Por po te lexoni borxhet e fshehura qe ju keni permendur jane ato qe jane rivlereauar njehere ne 2013, rivleresim i cili nga 69% e PBB e coi borxhin ne 71.4% te PBB. Keshtu qe mua me rezulton nje borxh publik i qendrueshem me tendenca ne renie jo ne rritje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.