LSI ka zgjedhur Fierin për të mbyllur fushatën elektorale. Ish-kreu i kësaj partie, Ilir Meta ka pasur kryefjalë të fjalimit të tij fjalën “mavi”.
“Mavia e tmerruar nga uragani.
Mavia blen votat me vende pune një mujore.
Mavia i ka shpallur luftë shtresës së mesme.
Mavia i do shqiptarët të varfër.
Edhe 48 orë na ndajnë nga fitorja. LSI forcë e parë, e paparë, në Tiranë, Durrës, Fier dhe në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh midis të tjerave Ilir Meta. DRONI.al











