Në një deklaratë për shtyp, KQZ-ja ka dhënë një alarm rreziku për zgjedhjet parlamentare.
Ndërkohë që jemi vetëm dy ditë larg votimeve partitë politike ende nuk po depozitojnë propozimet e tyre për komisionerë të Qendrave të Votimit.
Sipas rregullave nesër duhet të nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt qendrave të votimit.
KQZ thotë se 16 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve, ndërkohë që procesi i shpërndarjes së materialeve të zgjedhore duhet të mbyllet 15 orë para hapjes së votimit.
Zedhënësja e KQZ-së renditi të gjithë KZAZ ku nuk janë përmbyllur emërimet e anëtarëve të Qendrave të Votimit.











