Rastësi apo jo, por ajo që ka rënë në sy, në mitingun përmbyllës të PS-së në Himarë, ka qenë “zhveshja” e kryeministrit Edi Rama, nga simbolet kombëtare.
Ndërsa herë të tjera, në takimet elektorale, Edi Rama është parë të vishet me bluzë me mëngë të shkurtra, në gjoksin e së cilës, dukshëm binte në sy simboli kombëtar i shqiponjës sonë, bashkë me sloganin “Për Shqiëprinë që duam”, në Himarë, kryeministri u shfaq sot me një bluzë me mëngë të shkurtra, por pa simbolin e shqiponjës apo edhe mbishkrimin e sloganit elektoral. Në gjoksin e bluzës, ishte stamposur thjesht dhe vetëm nr “2”.
Mungesa e simboleve kombëtare ra në sy edhe në bilborderat, pas shpinës së kryeministrit.
Njësoj se me bluzën që ai vesh edhe bilborderat ishin “zhveshur” nga shqiponja dhe slogani… DRONI.al















