Dy kandidatët të tjerë janë tërhequr nga gara. Këtë herë, kandidatët janë të qarkut të Elbasanit dhe i përkasin dy forcave politike të koalicionit të majtë.
Arben Hoxha kandidati i PAD-së dhe Taulant Sinani kandidati i PSD, kanë deklaruar tërheqjen, bashkë me apelin, “votoni për PS e Edi Ramës”.
Më herët, Astrit Kuci, kandidat i FRD në, dhe Leonard Beqiri, kandidat i PSD në Qarkun e Vlorës kanë deklaruar tërheqjen e tyre nga gara, duke apeluar edhe ata, për të votuar PS-në.











