Deputeti i PD, Eduard Selami, megjithëse nuk është rikandiduar për zgjedhjet e 25 qershorit ka përcjellë një mesazh për të dielën.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Selami fton shqiptarët që të votojnë masivisht numrin 6, PD-në.
“Votoni të ardhmen e sigurt, Votoni ekonominë e fortë, Votoni numrin 6, Votoni Partinë Demokratike!”, shkruan Eduard Selami.











