Ish-Kryeministri Berisha është parë sot në një nga pikat e fushatës së PD-së në Tiranë sëbashku me një grup të rinjsh duke qenë edhe rasti i parë që ish-kryeministri i vendit për 8 vite të përfshihet në fushatën e opozitës.
Të rinjtë e FRPD-së në Njësinë 2 në Tiranë kanë përjetuar një surprizë të vërtetë sot kur pranë tendës së tyre elektorale është shfaqur lideri historik i PD-së, ish kryeministri Sali Berisha.
Berisha i ka falenderuar ata për entuziazmin dhe energjinë që i kanë falur fushatës së PD-së në Tiranë, dhe gjithashtu ka përgëzuar edhe kandidatin për deputet Dashamir Shehi i cili e ka përqendruar fushatën e tij elektorale pikërisht në këtë njësi.
Berisha i cili është i 7-ti në listën e PD-së në Tiranë. Ai nuk ka qenë në terren ndërkohë që përmes intervistave televizive i ka dhënë shpesh tonin fushatës elektorale duke ndikuar debatin politik por edhe strategjinë e partive më të mëdha në vend.












