Një helikopter ushtarak ka shpërthyer në flakë, ndërsa po kryente stërvitjen e radhës.
Ngjarja ka ndodhur në Massanzago, në provincën e Padovës.
Pasagjerët, pesë ushtarë polakë dhe një francez, u shpëtuan.
Mediat italiane rapotojnë janë jashtë rrezikut për jetën.
Ata po trajtohen në spital.
Mësohet se piloti u përpoq të bënte ulje emergjente pasi konstatoi zjarrin në turbinën e helikopterit, por pas kontaktit me tokën helikopteri ka shpërthyer në flakë.












